“Më vutë në pozitë të vështirë”! Komisioneri i BE-së në Tiranë: Jeni në fokusin e Brukselit

schedule16:11 - 7 Tetor, 2020

schedule 16:11 - 7 Tetor, 2020

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi po zhvillon një vizitë në Tiranë, ndërsa mbajti një fjalim në parlamentin e Shqipërisë ku theksoi se unioni është i angazhuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen Europiane, por edhe investimet në ekonomi.

Më vutë në një pozitë të vështirë se më dhatë një vend ku duhet të ulen monarkët, unë nuk një jam i tillë, faleminderit për mikpritjen e ngrohtë. Unë dëshiroj që të përçoj një mesazh të qartë, që do ta sjellim këto ditë në Ballkanin Perëndimor, ne jemi me ju, do u qëndrojmë pranë, që të bëheni shtete anëtare, të integruara në jetën tonë. Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për këtë komision.

Puna jonë ka vijuar në tre drejtime, rigjallërimi, negociatat dhe ekonomia. Fokusi ynë është për të ndihmuar në rimëkëmbjen ekonomike të rajonit. Kemi përgatitur planin e investimeve ekonomike që u miratua dje. Ky plan do të shërbejë për të promovuar rimëkëmbjen afatgjatë duke çuar në rritje të konsiderueshme ekonomike” tha ai.

Vizita e Olivér Várhelyi në Tiranë vjen një ditë pas daljes së progres raportit për Shqipërinë, ku theksohet se për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të ngrihet dhe të bëhet funksionale Gjykata Kushtetuese.

Komisioni Europian propozoi dje 9 miliardë euro investime për Ballkanin për periudhën 2021-2027/ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!