Larja e rrobave, veçanërisht të brendshmeve, luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e tyre më gjatë. Në fakt, për të brendshmet ekziston një mënyrë specifike për t’i bërë ngjyrat dhe elasticitetin e tyre të zgjasin më shumë dhe ato do të duken si të reja.
Zbuloni cili është ai:
Së pari, lexoni shumë mirë etiketën e mbathjeve.
Pastaj lëreni atë për gjysmë ore në një kovë me ujë të nxehtë dhe pak uthull të bardhë. Mund ta bëni edhe në ujë me sodë buke. Ky produkt pastron dhe eleminon aromat. Pastaj gjithmonë shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Uthulla e bardhë gjithashtu ndihmon për të ruajtur më mirë të brendshmet e dantellave të zeza dhe është jashtëzakonisht efektive me çdo lloj njolle.
Për dantella të bardha, mund të përdorni ujë të kripur. Ky kombinim do ta parandalojë atë që të verdhë.
Gjithmonë ndani ngjyrat.
Fërkojeni me dorën tuaj, mos përdorni asnjëherë një furçë pasi dëmton fijet e imëta.
Gjithmonë lani me bollëk dhe me ujë të ftohtë.
Thani të brendshmet në një peshqir të pastër është mënyra më e mirë për të shmangur deformimin e tyre, veçanërisht sytjenat. l.k/abcnews.al