I dogjën BMW-në luksoze, flet biznesmeni nga Pogradeci

schedule13:45 - 7 Tetor, 2020

schedule 13:45 - 7 Tetor, 2020

Një automjet në pronësi të një firme private në Pogradec është përfshirë nga flakët rreth orës 04:30 të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Mësohet se automjeti i djegur i përket firmës private të biznesmenit Alfred Cenkollari.

Abcnews.al ka mësuar se Cenkollari ka pohuar para grupit hetimor se nuk ka asnjë konflikt me asnjë person.

Ndërkohë që ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim apo të dyshuar se mund të ketë kryer zjarrvënien ndërsa ka sqaruar se ditën e djeshme ka përdorur shumë makinën dhe mund të ketë pësuar difekt.

Më tej ai ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes sa më parë pasi ndihet i pasigurt për jetën e tij dhe familjen.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!