Mëngjesi i sotshëm nuk ishte normal në zyrat e Federatës Gjermane të Futbollit. Rreth 200 agjentë policie zbarkuan në zyrat dhe apartamentët në pronësi të zyrtarëve, pasi ata akuzohen për evazion fiskal.
Bëhet fjalë për të ardhurat që vijnë nga reklamat rreth fushës dhe sipas prokurorit të çështjes ato nuk janë deklaruar qëllimisht të sakta. Kjo pretendohet se ka ndodhur në periudhën 2014-2015 dhe flitet se Federata i ka shpëtuar nga taksat plot 4.7 milionë euro.
Kërkimet nga policia u përqëndruan në pesë qytete të ndryshme, kokretisht në Hessen, Bayern, Niedersachsen, Rheinland-Pfal dhe Nordrhein-Westfalen. Deri më tani autorietet gjermanë nuk kanë zbuluar asnjë nga emrat e personave të dyshuar për këtë çështje. /abcnews.al