Italia U21 mund të humbë për ndeshjet kundër Islandës dhe Irlandës mbrojtësin Alessandro Bastoni. Mbrojtësi i Interit, një nga zbulimet e sezonit të shkuar në Serie A, raportohet se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Gazzetta Dello Sport shkruan se Bastoni është testuar dhe fillimisht testi i parë i doli negativ, kurse i dyti pozitiv. Ai do të testohet sërish sot për të parë nëse është apo jo i infektuar me COVID-19. Momentalisht ai është i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.
Sot ndërkohë ka të reja te tjera, teksa Federata Italiane e Futbollit ka njoftuar se mbrëmë vonë kanë marrë përgjigjet e testeve dhe dy lojtarë janë të infektuar. Nuk përmenden emra, por do të ketë teste edhe për ata që kanë dalë negativë. Momentalisht është anuluar stërvitja e ditës së sotme për Italinë U21. /abcnews.al