Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putin: Një tjetër vaksinë ruse kundër koronavirusit do të miratohet në tetor

schedule20:49 - 6 Tetor, 2020

schedule 20:49 - 6 Tetor, 2020

Një tjetër vaksinë ruse kundër koronavirusit do të miratohet në mes të tetorit, tha Presidenti rus Vladimir Putin sot gjatë një takimi me kryetarin e partisë opozitare ukrainase, Viktor Medvetsuk.

Nga ana e tij, zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peshkov, duke komentuar çështjen e vaksinës ruse në Ukrainë, e cila u diskutua gjatë takimit Putin-Medvetsuk , tha se vaksina ruse e koronavirusit mund të shpëtojë jetën e qytetarëve ukrainas, por furnizimi i vaksinës në Ukrainë varet nga qëndrimi i udhëheqjes ukrainase.

Gjatë takimit të tij me Putin, Medvetsuk i kërkoi udhëheqësit rus të merrte parasysh çështjen e furnizimit të Ukrainës me vaksinën ruse Sputnik-V .

Presidenti rus u përgjigj se një mundësi e tillë ekziston, se kjo çështje është e një natyre thjesht humanitare dhe se ajo që nevojitet është që Kievi zyrtar të formulojë kërkesat e tij mbi këtë çështje në një mënyrë të përshtatshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!