Majlinda Ketën për vite me rradhë e kemi parë në auditore në statusin e pedagoges, ndërkohë që në karrierën e saj ka edhe momente kur është përfshirë në politikë.
Moderatori i programit “ABC e Pasdites”, Ermal Peçi i bëri një pyetje ngacmuese nëse politika e ka ndryshuar sadopak komunikimin e tyre.

Ajo tha se të qënurit përpara auditorit e ka limituar sjelljen dhe komunikimin jo korrekt në raport me të tjerët.
“Kur nuk kisha katër yjet, kisha ca fëmijë të tjerë përpara syve që të nersëmen do të më takonin në auditor ose në klasë. Gjithmonë i kam mbajtur parasysh këto. Pra, ka qenë një lloj limiti, një lloj morali në të folur që na ka ruajtur. Tani edhe ndonjë fytyrë e kemi bërë në nerv e sipër, body language, por fjalë nuk na ka rrëshkitur ndonjëherë”.
Ndiqni intervistën e plotë në Youtube.

