Ish-mesfushori i Milanit, Antonio Nocerino, ka folur për Gazzetta Dello Sport, ku i ka thurur elozhe trajnerit Stefano Pioli, i cili sipas tij, ka ndërtuar një Milan fantastik.
“Pioli bëri një punë të jashtëzakonshme, ai ndërtoi një Milan të ri, por tashmë shumë kompakt. Dhe në fushë ky është një aspekt që bën ndryshimin. Kjo skuadër mund të arrijë në katërshen më të mirë, pra në Champions League.
Ka një identitet shumë specifik të lojës: të gjithë gjithmonë dinë çfarë të bëjnë. Vazhdimësia, si në nivelin sportiv ashtu edhe në atë menaxherial, do të japë fryte. Milani sot është një një ekip që është jashtëzakonisht i vështirë për tu përballur. Ata janë në gjendje të mposhtin këdo. Më duket sikur po nënvlerësohet ecuria”, u shpreh Nocerino./abcnews.al

