Një diamant i rrallë ka thyer rekord botëror, pasi u shit për një çmim prej rreth 16 milion dollarësh. Diamanti 102.39 karat u ble nga një koleksionist privat në Japoni, i cili e quajti gurin “Maiko Star” me emrin e një prej vajzave të tij.
Guri është klasifikuar gjithashtu si “ngjyra D”, vlerësimi më i lartë për një diamant të bardhë, duke e përfshirë atë mes diamantëve më të pastër, transparent dhe simetrik në botë, si dhe i përket një nëngrupi të rrallë të diamanteve që përmbajnë pak ose aspak azot.

Ndërsa diamantët e bardhë mund të tërheqin oferta të mëdha në ankand, varietetet rozë dhe blu kanë arritur shuma edhe më të mëdha në vitet e fundit. Në vitin 2017, një diamant rozë 59.60 karat i njohur si “Ylli Rozë” u bë guri më i shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në ankand për 71.2 milion dollarë. xh.d/abcnews.al

