Ronaldo në akuzë sërish, një Gjykatë në SHBA rikthen çështjen e famshme

schedule10:52 - 6 Tetor, 2020

schedule 10:52 - 6 Tetor, 2020

Cristiano Ronaldo mund të përfundojë sërish në gjyq. Kathryn Mayorga ka vendosur të bëjë një padi civile në Las Vegas kundër portugezit, pasi pretendon për shkelje në vendimin e marrë në vitin 2009. Një histori e vjetër, që u pretendua e mbyllur, rikthehet.

Gjykata në Las Vegas ka vendosur të caktohet një datë për gjyqin dhjetorin ardhshëm, por përfaqësuesit e Ronaldos do tentojnë që kjo të mos ndodhë. Synimi është arritja e një marrëveshje me Kathryn, e cila nuk ia doli të ngrinte dot një çështje penale.

Akuzat për sulmuesin portugez ishin të forta në fillim, pasi pretendohej se e kishte përdhunuar modelën që tani është 35 vjeçe. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2009, kur Ronaldo dhe ajo u takuan në një nga diskot e qytetit të Las Vegas.

Sipas deklaratës së Mayorga, pas qëndrimit në klubin e natës ajo shkoi me portugezin në suitën e tij në ‘Palms Hotel and Casino’. Ajo e akuzonte Ronaldon se ai e detyroi për të qëndruar në dhomë dhe për ta kaluar natën bashkë.

Pas gjyqit të vitit 2010, Kathyrn pranoi të nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti dhe të merrte në këmbim 375,000 $, ndërkohë që në vitin 2018 e prishi atë dhe vendosi të nisë sërish seancat gjyqësore me pretekstin se kishte firmosur në gjendje të dehur.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!