Klodian Duro pritet të rikthehet sërish në pankinë. Pas eksperiencave me Kukësin, Kamzën dhe Luftëtarin, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare do të marrë drejtimin e Feronikelit.
Ky është lajmi që raportohet nga mediat në Kosovë, madje thuhet se Duro ka qenë ditën e djeshme me drejtuesit e klubit dhe se marrëveshja është arritur.
Te Feronikeli Duro do të gjejë mbrojtësin Lapidar Lladrovci, të cilin e ka pasur nën urdhra kur ishte në krye të Kukësit dhe fituan Kupën e Shqipërisë. Mes tyre ka një raport mjaft të mirë dhe nuk përjashtohet mundësia që Duro edhe të jetë sugjeruar nga Lladrovci. /abcnews.al