Mjekët: Presidenti Trump do të vazhdojë trajtimin në Shtëpinë e Bardhë

schedule21:52 - 5 Tetor, 2020

schedule 21:52 - 5 Tetor, 2020

Mjekët që po marrin pjesë në kujdesin e presidentit Donald Trump i cili është konfirmuar  i infektuar me Covid kanë theksuar se ai do të dalë nga spitali dhe trajtimi i tij do të vijojë në Shtëpinë e Bardhë.

Mjeku Sean Conley thotë se presidenti ka vazhduar të përmirësohet dhe është gati që të dalë nga spitali ku po merr shërbim prej ditës së premte.

Ai mund të mos jetë ende plotësisht i gatshëm. Ekipi dhe unë jemi dakord që të gjitha vlerësimet e tij, dhe më e rëndësishmja, statusi i tij klinik mbështet kthimin e tij në shtëpi ku do të rrethohet nga kujdesi mjekësor i klasit botëror gjatë 24 orëve” tha Conley.

Ekipi mjekësor gjithashtu ka thënë se presidenti nuk kishte ankesa të frymëmarrjes dhe nuk kishte ethe për më shumë se 72 orë. Ata thonë se nivelet e oksigjenit të Trumpit janë normale. Mjekët gjithashtu ka thënë se trajtimin e njëjtë që po e merr në spitalin ushtarak Ëalter Reed, presidenti do ta ketë edhe në Shtëpinë e Bardhë.

Theksojmë se i pari i Shteteve të Bashkuara ka pohuar se do të largohet gjatë ditës nga qendra mjekësore Walt Reed.

Unë do të largohem nga Qendra e madhe Mjekësore Walter Reed sot në 6:30 pasdite. Ndiheni vërtet mirë! Mos kini frikë nga COVID-19. Mos e lejoni të dominojë jetën tuaj. Ne kemi zhvilluar, nën Administratën Trump, disa ilaçe dhe njohuri vërtet të shkëlqyera. Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë!”, ka shkruar Trump në llogarinë personale të Twitterit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!