Profesori i gjuhës shqipe në Kosovë, Bardh Rugova ka shpjeguar kuptimin e fjalës “Shqiptarima”, që ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin e përdori duke iu referuar shqiptarëve.
Ai thotë se kjo fjalë ka kuptim negativ dhe është përdorur gjatë periudhës së Jugosllavisë për të bërë dallime mes shqiptareve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës. Ndërsa kuptimi i dytë ka ngjyrim emocional, sipas Rugovës. Sipas tij, ky term ka për qëllim t’i paraqesë shqiptarët si popull të ulët dhe jot ë civilizuar
“Ka konotacion negativ, që u përdor në kohë të Jugosllavisë me bo dallime mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës….. Së dyti, vjen edhe një konotacion që vjen në ngjyrimin emocional që e japin, në vitet e 80-ta 90-ta gjatë luftës me ngarkesë emocionale negative. Është një term që është përdorur për komunitetet përreth, jo doemes për serbët”, thotë Bardh Rugova.
Ministri serb i mbrojtjes iu kundërvu shqiptarëve pas mbledhjes së përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, duke i cilësuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, të rrezikshme për Serbinë pasi sipas tij paralajmërojnë krijimin e Shqipërisë së madhe./mv. abcnews.al

