Infektohet me Covid sekretarja për mediat në Shtëpinë e Bardhë

schedule19:21 - 5 Tetor, 2020

schedule 19:21 - 5 Tetor, 2020

Një tjetër anëtarë e stafit të Shtëpisë së Bardhë është konfirmuar pozitive me koronavirus. Mediat vendase bëjnë me dije se sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Lajmin për infektimin e saj e ka bërë të ditur vetë, McEnany përmes një postimi në Twitter, ku hkruante se do të futej në karantinë dhe se do të punonte nga shtëpia.

McEnany, e cila është kritikuar për shfaqjen pa maskë në konferenca për media, tha se nuk ka simptoma.

Lajmi vjen pak ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania, janë diagnostikuar me koronavirus.

Trump është shtruar të premten në spitalin ushtarak Walter Reed, ku gjendja e tij vijon të jetë e mirë dhe shumë shpejt pritet që ai të lërë spitalin. e.su/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!