Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pioli: Më duket e çuditshme ndeshja ndaj Interit, jam i kënaqur me Leaon

schedule20:40 - 5 Tetor, 2020

schedule 20:40 - 5 Tetor, 2020

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur për situatën aktuale te kuqezinjtë, kalendarin e ngjeshur, ndeshjen sfilitëse në Europa League kundër Rio Ave, derbin kundër Interit dhe për sulmuesin Leao. Strategu 54-vjeçar u shpreh: “Vinim nga 120 minuta sfilitëse në Europë, por u treguam të zotë dhe goditëm në momentin e duhur. Djemtë meritojnë përgëzime për sforcot e tyre në këtë nisje sezoni, ku kalendari ka qenë tepër i ngjeshur sepse kemi luajtur 6 herë në 18 ditë.

Më duket disi e çuditshme që ndaj Inerit do të luajmë të shtunën. Kjo do të thotë që do të kemi vetëm dy ditë kohë për të përgatitur një ndeshje kaq të rëndësishme. Më vjen keq që do të punojmë me ngut sepse derbet janë raste ku trajneri mund të përqendrohet vetëm te strategjia, pasi lojtarët nuk kanë nevojë të motivohen.

Leao? Jam i kënaqur me paraqitjen e tij. Ai ka punuar për pak ditë, por ishte i gatshëm dhe luajti mirë si anësor dhe si sulmues qendror. Kjo më lejon të kem shumë zgjidhje për një kalendar të ngarkuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!