Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin ka reaguar pas letrës që ministrja e Jashtme e Kosovës u dërgoi ambasadorëve të BE-së në Prishtinë duke u kërkuar që të dënojnë gjuhën kërcënuese dhe thirrjet ksenofobe të tij në lidhje me shqiptarët.
Por Vulin nuk bën asnjë hap pas, madje shkon më tej. Pasi i quajti shqiptarët me përçmim “shqiptari”, Aleksander Vulin tha se populli serb krenohet me emrin e vet dhe nuk kërkon nga të tjerët që ta quajnë me emër tjetër nga ai që e quan vetë.
“Se Haradinaj – Stublla turpërohet që është “shiptarkë” nuk duhet të zemërohet në mua. Ashtu siç e quajnë veten do t’i quaj edhe unë, kur nga gjuha e tyre ta heqin fjalën “shqiptar” edhe unë do t’i quaj ashtu si do ta quajnë veten.
Dhe deri atëherë do të respektoj adetet dhe gjuhën e tyre, dhe “shqiptarët” do t’i apostrofoj me respekt ashtu siç e quajnë veten “shqiptari”” tha Vulin. Në rrjetet sociale Vulin pati një përplasje edhe me kryeministrin Edi Rama për “Shqipërinë e Madhe”, që ministri serb akuzoi se po krijohet nisur nga marrëveshjet nga mbledhja e përbashkët të dy qeverive Shqipërisë dhe Kosovës./ db/Abcnews.al

