“Opozitarët erdhën rastësisht në Kuvend”, Hajdari: Rama mashtroi me listat e hapura

schedule13:59 - 5 Tetor, 2020

schedule 13:59 - 5 Tetor, 2020

Deputetja Rudina Hajdari, në një komunikim për mediat jashtë seancës u shpreh se kryeministri Edi Rama mashtroi qytetarët shqiptarë.

Sipas saj kryeministri mund ta ndalonte seancën e sotme plenare, por zgjodhi të mbronte interesat e një grushti njerëzish dhe jo të qytetarëve.

Sakaq, deputetja Hajdari theksoi se opozitarët erdhën rastësisht në Kuvend dhe se e vetmja përgjegjësi që ka është vota e saj.

“Unë ja bllokova foltoren sot kryeministrit të vendit sepse shpreha revoltën që kanë qytetarët. Qytetarët duhet të votojnë drejtpërdrejtë kandidatët për deputet. Ai vuri mbi interesat e të gjithë shqiptarëve interesat e një grupi njerëzish. Dua t’ju tregoj qytetarëve se u përpoqa me të gjitha mënyrat për ta ndaluar këtë proces. Ai u tall me shqiptarët kur tha se listat do të hapen 100%.

Kishte mundësinë të ndalonte seancën plenare, të bënte një propozim mbi atë që solli, por ju e patë fare mirë se formula e tyre ishte mashtrim. Këtu opozitarët kanë ardhur rastësisht. Unë mbaj përgjegjësi për votën time.

Kam bërë vetëm një koalicion dhe ai është me qytetarët shqiptarë. Unë nuk jam për pazare, kryeministri foli sot për pazare. Kjo betejë nuk bëhet për një karrige por për t’i rikthyer qytetarëve shqiptarë dinjitetin”, përfundoi fjalën e saj Hajdari.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!