Prej 6 vitesh bashkë, Beren Saat zbulon sekretin e jetëgjatësisë së martesës

schedule13:55 - 5 Tetor, 2020

schedule 13:55 - 5 Tetor, 2020

Aktorja turke Beren Saat dhe këngëtari Kenan Dogulu janë të martuar që nga 2014. Edhe pse kanë kaluar mjaft kriza, dhe janë përfolur disa herë për ndarje, ata kanë gjetur gjithmonë rrugën e rikthimit tek njëri-tjetri.

Së fundmi në një intervistë, Beren është pyetur për sekretin e martesës së tyre.

Ajo ka treguar se sekreti qëndron tek shtëpia e tyre.

“Kjo është një lidhje e gjatë mes dy njerëzve të famshëm. Sekreti i jetëgjatësisë së lidhjes sonë fshihet në shtëpinë tonë. Ne nuk mund të ndahemi sepse ne na bashkon gjithmonë shtëpia, edhe pas çdo ndarje, aty ndihemi të dashuruar sërish”, tha aktorja.

Gjithashtu Beren zbuloi se gjatë kësaj kohe ka realizuar disa projekte me bashkëshortin e saj dhe do t’i publikojë në vitin 2021.l.k/abcnews.al