Lufta anulon ndeshjen Armeni-Shqipëri

schedule11:09 - 5 Tetor, 2020

schedule 11:09 - 5 Tetor, 2020

Ndryshim plani në kombëtaren e Shqipërisë. FSHF kishte arritur prej kohësh akordin me homologët armenë për të zhvilluar një miqësore mes dy skuadrave. 7 tetori dhe Yerevani, kryeqyteti i Armenisë, ishte zgjedhur për zhvillimin e kësaj sfide që nuk do të luhet.

Konflikt i madh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në lidhje me rajonin e Nagorno-Karabakh. Lufta ka shpërthyer mes palëve dhe shumë njerëz kanë humbur jetën. Në kushte të tilla pasigurie, FSHF ka vendosur të mos udhëtojë drejt vendit në jug të Kaukazit.

Anulohet miqësorja Armeni-Shqipëri, që ishte programuar për t’u luajtur më datë 7 tetor në Yerevan. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se është marrë vendimi që ndeshja të mos luhet, për shkak të situatës së rënduar dhe trazirave që po ndodhin aktualisht në Armeni.

Ndërkaq, ekipi kombëtar shqiptar do të vazhdojë normalisht përgatitjet në Tiranë për dy ndeshjet zyrtare të tetorit në Nations League ndaj Kazakistanit (11 tetor) dhe Lituanisë (14 tetor).

Pritet që grupi të kompletohet sot e nesër dhe të vijojë i plotë seancat stërvitore në kuadër të dy sfidave të radhës në transfertë“, lexohet në komunikatën e Federatë  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!