Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zbuluar mbrëmjen e sotme arsyen se e merr bukën me vete gjatë punës në kryeministri. Hoti në “Oksigjen” tha se kjo ka ardhur për shkak se e gjithë jeta i ka shkuar si student.
“Po e marr bukën me vete. Ndoshta sepse krejt jeta më ka shkuar si student disi”, është shprehur Hoti.
Driton Selmanaj disa ditë më parë deklaroi se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia.
“Na e kemi nje kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr toste me bukë të zezë dhe e ha në zyre. Madje nganjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, u shpreh Selmanaj./mv. abcnews.al