Jo vetëm Napoli, koronavirusi ka goditur edhe Juventusin. Dy raste me Covid-19 te kampionët e Italisë, lajm që e raportojnë bardhezinjtë me anë të një postimi në Twitter.
Nuk bëhet fjalë për futbollistë, as për pjesëtarë të stafit teknik të trajnerit Pirlo apo atij mjekësor. Të dy të infektuarit kanë nisur menjëherë karantinën, teksa është izoluar e gjithë skuadra.
Team in fiduciary isolationhttps://t.co/iVRUG23N4e pic.twitter.com/GWe5dRxHsj
— JuventusFC (@juventusfcen) October 3, 2020
Juventusi do të luajë nesër në mbrëmje (20:45) kundër Napolit në Torino, sfidë e vlefshme për javën e tretë të Serie A. Dy lojtarë të ekipit rival kanë rezultuar pozitiv: Piotr Zielinski dhe Eljif Elmas. /abcnews.al