Rikthehet panairi i kulinarisë në Gjirokastër. Artizanët që promovojnë produktet janë nga qytete dhe fshatra të ndryshme të vendit.
Shumë nga ta thonë se ende produktet shqiptare nuk janë të promovuara mjaftueshëm dhe disa nga ta marrin pjesë për herë të parë në një panair të tillë.
“Është hera e parë që vij në Gjirokastër dhe kam ardhur me kënaqësi”, ka thënë një nga pjesëmarrësit.
Një tjetër pjesëmarrës thekson se produkti shqiptar ka nevojë për prezantim dhe njohje.
Edhe pse periudhë pandemie qytetarë të ndryshëm kanë blerë produktet kryesisht ushqimore.
“Mjaltin e kanë pëlqyer të gjithë njerëzit, dhe jo vetëm që e kam shitur por i kam bërë dhe një reklamë të mirë”, është shprehur një nga të pranishmit.
Ky panair do të zgjasë deri të djelën pasdite dhe atizanët do të mund të fitojnë para që të justifikojën disi mundin e tyre./abcnews.al