Zingraf thirrje palëve politike: Zbatoni 5 Qershorin, s’ka shumë kohë dhe duhet punë

schedule09:55 - 3 Tetor, 2020

schedule 09:55 - 3 Tetor, 2020

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe të paqta në 25 prill.

Në fjalën e tij përshëndetëse me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, Zingraf thekson se hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi Kodin Zgjedhor të arritur në Këshillin Politik në datën 5 qershor duhet të vijojnë më tej në një frymë konstruktive gjithëpërfshirjeje.

Ambasadori nëvizon se palët duhet të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit.

“Zgjedhje të lira, të ndershme e të paqta në datën 25 prill 2021 janë me rëndësi qendrore për të ardhmen politike të vendit, i cili është para sfidash të rëndësishme: rindërtimi pas tërmetit, menaxhimi i pasojave të Coronës, nisja dhe formësimi i bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Ndaj hapat e mëtejshëm në zbatim të marrëveshjes mbi Kodin Zgjedhor të arritur në Këshillin Politik në datën 5 qershor duhet të vijojnë më tej në një frymë konstruktive gjithëpërfshirjeje. Koha deri në zgjedhje është e paktë, shumë duhet bërë ende”, është shprehur Zingraf. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!