Kim Yo Jong, motra e diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong-Un, u shfaq për herë të parë në mediat shtetërore në muajt e fundit, pas spekulimeve se fuqia e saj u zvogëlua pasi ajo kryesoi një seri kërcënimesh kundër Koresë së Jugut.
Kim Yo Jong shoqëroi vëllain e saj dhe zyrtarë të tjerë të lartë ndërsa ata inspektuan punën e rindërtimit për riperimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytja e fundit, njoftoi Bloomberg.
Kim Jong Un, i cili rrallë është parë në publik këtë vit, ka qenë subjekt i thashethemeve që nga Prilli, mediat kanë raportuar se ai kishte vdekur, apo se ishte në koma, ose ishte duke u fshehur për të shmangur infektimin nga koronavirusi.
Është raportuar gjithashtu se motra e tij e vogël do të merrte çelësat e Mbretërisë, për shkak të paaftësisë së pretenduar të Kim, për të sunduar.
Në korrik, Kim Yo Jong lëshoi një mesazh duke thënë se Koreja e Veriut nuk kishte ndërmend të zhvillonte një takim tjetër me Presidentin Trump, duke e thirrur atë të hiqte dorë nga zbatimi i sanksioneve kundër shtetit.
Pastaj në gusht, ajo nuk u paraqit në dy takime kryesore të Partisë së Punëtorëve në pushtet – duke nxitur teoritë se ajo do të bjerë në sy.
N.D./abcnews.al