16 muaj në shtëpitë e rrënuara nga tërmeti, banorët në Korçë në lot: S’kemi marrë kokërr leku

schedule21:37 - 2 Tetor, 2020

schedule 21:37 - 2 Tetor, 2020

Disa prej banorëve të fshatit Qafzez në Ersekë që u dëmtuan nga tërmeti i qershorit dhe nëntorit të vitit të shkuar akuzojnë se janë lënë tërësisht në harresë nga qeveria dhe pushteti lokal. Ata shprehen se e vetmja ndihmë që kanë marrë nga shteti janë disa rroba që banorët i kanë përdorur për të zënë të çarat e shtëpive të dëmtuara rëndë nga tërmeti. Zyra e shtypit të Partisë Demokratike ka shpërndarë për mediat një takim që ish-deputeti Ervin Salianji zhvilloi me këta banorë, që thonë se nuk kanë marrë zgjidhje.

Denoncimi i PD-se, biseda e Salianjit me banorët
Festim Çaushi: Ja ku janë. Rreckat që janë këtu mi dhanë vjet në nëntor, në 2 nëntor. Me 1 ra tërmeti i dytë, më 2 nëntor më dhanë këto dhe unë nuk i vura në gardërobë, por i vura për të zënë vrimat se më thanë do ti rregulloj. Ja seç i bëra, i vura këtu për të mos …

Salianji: Këto t’i dhanë nga tërmeti i qershorit apo i nëntorit?

Festim Çaushi: Dhe i qershorit dhe i nëntorit janë dy tërmete këtu.

Salianji: Sa lekë të kanë dhënë për shtëpinë?

Festim Çaushi: Fillimisht ma cilësuan në 1 qershor, 1 milionë e 324 mijë dëm,

Salianji: Dëm?

Festim Çaushi: Dëmin. Vjen eksperti i institutit të ndërtimit nga Tirana, një çun i ri. Unë kam qenë këtu shtrirë në krevat dhe ka ardhur ka thënë kjo shpia është e pabanueshme.

Salianji: Sa lekë ke marrë për këtë shtëpi?

Festim Çaushi: Asnjë, asnjë qindarkë mo, dhe nuk kam parë të vijë njëri siç erdhe ti sot.

Banori i dytë
Gazmor Kasëmi:
Kemi 16 muaj që po bridhnim, vjet na thanë në tetor, në nëntor do hyni para 28-29 nëntorit. Kaloi ai vit, i morëm mobiliet i hoqëm. Na thanë do ju bëjmë shpi.

Salianji: Kjo është shpallur e pabanueshme si shtëpi?

Gazmor Kasëmi: Po!

Salianji: Po ju a jetoni këtu akoma?

Gazmor Kasëmi: Po akoma këtu  dhe shpia ku flej sot jemi përpjekur me mundësitë tona edhe në institutin Tiranë, kemi vajtur i kemi bërë kartat, kanë ardhur në bashki dhe ne, kryetari na thotë kini durim, akoma se do i bëjmë . Kur do t’i bëjë se shirat filluan.

Salianji: 16 muaj!?

Gazmor Kasëmi: Po, kam 16 muaj që flej në, në pllaka.

Salianji: Po kanë ardhur ju thonë…

Gazmor Kasëmi: Që vjet në nëntor.

Salianji: Ju thonë do ju japin ndihma, ju thonë do jua ribëjmë shtëpinë, ju thonë do ju japim lekë?

Qytetari: As, asnjë gjë, jam vetë i 6-ti.

Salianji: Para ju kanë dhënë? Keni marë?

Gazmor Kasëmi: Kokërr leku.

Banorja e trete

Minushe Merka: Unë s’kam. Jam e sëmurë me astëm, me tre pompa  t’i nxjerri ilaçet  ti  shikosh me kortizonë e me të gjithë edhe nuk vë dorë njeri. Burrin e kam papunë..

Salianji: Po ju, këtu flini, te kjo?

Minushe Merka: Ne ktu flejmë.

Salianji: Asnjë ndihmë!

Qytetari: Absolutisht, moj s’na kanë hedhur sytë! Na shikojnë se çfarë jemi, sikur jemi, jo sikur   jemi popull jetojmë të  gjithë bashkë e vëllezër e motra, por sikur jemi hasëm. Edhe hasmi që është hasëm bëhet një veprim.

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!