Kandidati demokrat për President Joe Biden ka rezultuar negativ nga testi që bëri për koronavirusin, disa orë pasi Presidenti Donald Trump zbuloi se ishte pozitiv.
“Jam i lumtur të njoftoj se Jill dhe unë kemi dalë negative për COVID-19. Faleminderit të gjithëve për shprehjen e shqetësimit me mesazhet tuaja. Shpresoj që kjo të shërbejë si një kujtesë: vendose maskën, mbaj distancën dhe laji duart” shkroi Biden në rrjetin social Twitter.
Gjatë debatit presidencial të martën në Cleveland, Biden ishte në të njëjtën skenë me Trump për gati dy orë dhe për këtë arsye bëri testin, që rezultoi negativ.
Negative ka rezultuar edhe bashkëshortja e Biden. Kështu kandidati demokrat vijon fushatën për zgjedhjet presidenciale i qetë, ndërsa Trump më parë duhet të mposhtë Covid-19.
Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows konfirmoi se presidenti amerikan Donald Trump aktualisht po përjeton simptoma të lehta nga koronavirusi./ db/Abcnews.al