Balili shtrohet në spital, zbulohet nga se vuan

schedule16:22 - 2 Tetor, 2020

schedule 16:22 - 2 Tetor, 2020

Klement Balili i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit” është shtruar në spitalin e Elbasanit pas probleme shëndetësore. Një burim i tha gazetarit të Abc News Aldo Kozarja se Balili është dërguar në spital pas problemeve shëndetësore, neurologjike.

Klement Balili ka bërë disa ekzaminime dhe skaner te neurologu. E ka komplekse” i tha burimi gazetarit të Abc News. Por pas vizitës, ai nuk është mbajtur në spitalin e Elbasanit, por është dërguar në spitalin e burgut në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në datë 17 tetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me 10 vjet burg Balilin, dënim me gjykim të shkurtuar.

Balili duhet të  kalojë 10 vite në qeli nën akuzat për trafik droge, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe për grup kriminal dhe dënimin po e vuan në një burg të sigurisë së lartë./ db/Abcnews.al