Armenia ka thënë se është gatshme të punojë me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë për të arritur një armëpushim me Azerbajxhanin ndërsa dy rivalët luftojnë për rajonin e shkëputur Nagorno-Karabak.
“Armenia “qëndron e gatshme” për t’u angazhuar me Francën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët bashkëkryesojnë grupin e ndërmjetësve të OSBE-së në konflikt, “për të rivendosur një regjim të armëpushimit”, tha Ministria e Jashtme armene të premten, shkruan Aljazeera, përcjell abcnews.al.
Sidoqoftë, më tej në deklarate thuhet se “ky agresion kundër Nagorno-Karabak do të vazhdojë të marrë përgjigjen tonë të fortë dhe të vendosur”.
Megjithatë, deklarata e Armenisë këtë të premte shënon shenjën e parë që dialogu mund të jetë i mundur, pas ditësh që Jerevani dhe Baku refuzojnë të marrin parasysh thirrjet nga udhëheqësit perëndimorë dhe Rusia për t’u tërhequr. g.v/abcnews.al