Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat këtë të premte i ka uruar shërim të shpejtë presidentit amerikan Donald Trump i cili është konfirmuar me Covid.
Ndërsa i pyetur në lidhje me letrën që Trump i ka dërguar kryeministrit Rama, meta është shprehur se nuk është ekspert në lidhje me ato çështje që ishin theksuar aty.
“I uroj të shkuara Trump, por s’jam ekspert për këto çështje, brenda dhe jashtë Amerikës. Jam këtu si kryetar i shtetit për të lajmëruar për veprimtaritë kriminale që shkatërrojnë financat e shtetit.
Shqetësimi im është se janë shumë çështje që mund të penalizojnë Shqipërinë në shifra prej miliarda eurosh. Shqetësimi im është se ka dyshime për lojë korruptive të disa zyrtarëve. Ky shtet po vazhdoi kështu edhe 5 muaj, merr borxhe këtej, la të Bechettit andej… Iu bëj thirrje të gjithëve të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre shtetërore.”, është shprehur Meta./abcnews.al