Champions League rikthehet në tetor, ndërkohë që pak çaste më parë janë mësuar edhe përbërjet e tetë grupeve. Myrto Uzunit, lojtarit të kombëtares shqiptare, i është plotësuar dëshira të ketë Ronaldon në grup dhe ka gjetur edhe Messin, pasi Ferencvaros do të jetë në një grup me Barcelonën dhe Juventusin.
Një nga grupet më interesante është ai D, ndryshe grupi i spektaklit. Liverpool, Ajax dhe Atalanta shquhen për futbollin spektakolar dhe do të përballen mes tyre. Plotësohet katërshja e këtij grupi me danezët e Midtjylland.
Bayern Munich, kampion në fuqi, përballet me Atletico Madrid. Salzburg dhe Lokomotiv Moscow janë gjithashtu pjesë e grupit A. Në grupin B spikasin Interi dhe Real Madrid, së bashku me Shakhtar Donetsk dhe Borussia M’Glagbah.
Manchester City ëshët favorit absolut në grupi C, kurse grupi më i balancuar është E me Sevilla, Chelsea, Krasnodar, Rennes. Lazio e Strakoshës është pozicionuar në grupin F, me Zenit, Dortmund dhe Club Brugge. PSG-United është sfida tjetër interesante, që do të zhvillohet në grupin H.
REZULTATET E SHORTIT:
Grupi A: Bayern Munich, Atletico Madrid, Salzburg, Lokomotiv Moscow
Grupi B: Real Madrid, Shakhtar Donetsk, Inter, B. M’Glagbah
Grupi C: Porto, Manchester City, Olympiacos, Marseille
Grupi D: Liverpool, Ajax, Atalanta, Midtjylland
Grupi E: Sevilla, Chelsea, Krasnodar, Rennes
Grupi F: Zenit, Dortmund, Lazio, Club Brugge
Grupi G: Juventus, Barcelona, Dynamo Kiev, Ferencvaros
Grupi H: PSG, Manchester United, RB Leipzig, Istanbul Basaksehir
DATAT E PËRBALLJEVE NË GRUPE – UEFA ka publikuar edhe se kur do të zhvillohen ndeshjet e fazës së grupeve në Champions League. Kështu, ndeshet e para janë programuar më 20 dhe 21 tetor, për të vijuar me radhë me 27/28 tetor, 3/4 nëntor, 24/25 nëntor, 1/2 dhjetor dhe 8/9 dhjetor. /abcnews.al