Myslim Murrizi ka dalë nga mbledhja e Këshillit Politik. Në një prononcim për mediat, Murrizi zbuloi se në tryezë ka sërish përplasje për ekspertizën e OSBE që është kërkuar nga opozita jashtë parlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që kanë të bëjnë me listat dhe koalicionet.
Me ironi, Murrizi u shpreh se gjatë dy orëve është bërë vetëm 20 minuta diskutim dhe në pjesën tjetër të kohës janë zënë për një letër.
“Por për dy orë aty u diskutua 20 minuta. Pjesën tjetër rrinë kot dhe shohin njëri tjetrin në sy. Mund të jetë bërë pishman Damiani, por nuk e ndryshon dot. Mund të jetë bërë pishman edhe opozita jashtë parlamentit për votimin e 30 qershorit. Ka një rrugë o me 28 firma në Parlament ose ti drejtohen sovranit për të ndryshuar atë që u votua në 30 korrik. Po zihen për një letër a firmosin apo jo për t’ju drejtuar OSBE. MË SHUMË SHOË. Përfaqësueisi OSBE aha se letra duhet të ishte normë. Nuk e meritojnë shqiptarë të rrinë peng për një letër”, u shpreh Murrizi.
I pyetur nga gazetarja e Abc News, Esiona Konomi se çfarë mendimi ka për koalicionet, Murrizi u shpreh: “Hallet i kemi të veçanta, Gjiknuri ka hall të rrijë në pushtet dhe Bylykbashi të vijë. Unë kam hall të çoj në fund një ëndërr të nisur. Në këta lloj që s’kanë lënë gjë pa bërë nuk kam ndonjë qejf të madh të bëj koalicion me këta”.
Më tej, Murrizi u shpreh sërish me ironi se është dakord t’i drejtohen kujdo, jo vetëm OSBE për të gjetur zgjidhje.
“Jam dakord ri drejtohemi kujt të kenë qejf këta. Edhe Kinës meqë ka festën kombëtare sot, prandaj janë mbledhur këta”, u shpreh ai. g.v/abcnews.al