Bashkimi Europian ka nisur procedurat ligjore kundër Mbretërisë së Bashkuar në lidhje me planin e Boris Johnson për të shkelur kushtet e marrëveshjes të shkëputjes nga Brexit duke thyer kështu ligjin ndërkombëtar.
“Komisioni ka vendosur t’i dërgojë një letër zyrtare qeverisë së Britanisë,” njoftoi presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
“Ky projektligj është një shkelje e mirëbesimit për sa i përket Marrëveshjes së Shkëputjes.”
Letra është hapi i parë që mund të çojë në një proces gjyqësor në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.
Në letër është theksuar fakti se tensionet po vazhdojnë të rriten ndërsa negociatat tregtare kanë hyrë në një fazë kritike, mes konstatimeve të BE-së se Projekt-ligji i Tregut të Brendshëm të Britanisë së Madhe shkel kushtet e marrëveshjes së Brexit.
Von der Leyen i ka dhënë Britanisë, afat një mujor për t’ju përgjigjur letrës së BE-së. s.ba/abcnews.al