Margjeka mbetet në arrest shtëpie, përplaset me policinë para gjykatës: Më dënuan për Durrësin

schedule11:34 - 1 Tetor, 2020

schedule 11:34 - 1 Tetor, 2020

Momente tensioni jashtë dyerve të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit pas vendimit për të lënë në arrest shtëpie gjyqtaren Mimoza Margjeka. Ajo është përplasur me policinë duke kërkuar shfuqizimin e vendimit ndaj saj, pasi e cilësoi politik për shkak se nuk i dha mandatin kryebashkiakes së Durrësit pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Margjeka bëri përgjegjëse Partinë Socialiste për dënimin e saj.

“Kjo është absurditet. Na keni hequr të drejtën e fjalës. Ky shtet nuk bëhet më.  Nuk bëhet shteti me mostra. Shtet mafioz dhe kriminel. Harrojeni se guxon njeri t’i dalë përballë shtetit. mos më prek. Nuk iu heq njeri nga puna. Mos kini frikë se nuk nuk iu heq njeri nga puna. Kërkova mediat por nuk u lejuan. Gjyqtarët janë të frikësuar. Kanë frikë nga vettingu. Ma kanë bërë gjyqin përballë se mora vendimin për njerëzit. Vendimi i gjykatës së Durrësit (më lërë të flas, mos më prek zonjë se do të plas andej.) Eshtë bërë se nuk i dhashë mandatin Bashkisë së Durrësit. Le të varroset familja ime. nuk e meritonte mandatin. Mos më prekni. Është bërë me një kërkesë të Partisë Socialiste”, u shpreh Margjeka.

Margjeka u la në arrest shtëpie, bashkë me avokatin Skënder Demiraj i cili sipas SPAK kishte ndërmjetësuar ujdinë mes palëve për të liruar nga qelia të dënuarin kundrejt shumes prej 600 eurosh. Ndërsa pas hekurave mbetën bashkëshorti i gjyqtares Arben Cara, si dhe Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla.

Çështja për të cilën akuzohet Mimoza Margjeka, bashkëshorti i saj si edhe avokati Skënder Demiri. Policia arrestoi në korrik të këtij viti një grup që transportonin klandestinë, mes tyre ishte edhe Orion Bali. Fillimisht gjykata e Pogradecit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Balin, por familjarët ndërhynë përmes avokatit Demiri dhe përmes 6 mijë eurove synuan ndryshimin e vendimit në Apelin e Korçës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Pas kontakteve të para, SPAK vuri në përgjim personat e dyshuar duke zbuluar se në skemë ishte edhe bashkëshorti i gjyqtares, dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, Arben Cara./mv. abcnews.al