Mposhti “përbindëshin”, Ina Kasimati tregon sfidën e saj më të madhe

schedule08:51 - 1 Tetor, 2020

schedule 08:51 - 1 Tetor, 2020

E shëruar nga kanceri Ina Kasimati në një intervistë për Abc-në e Mëngjesit ka treguar se kjo ka qenë një ndër sfidat e saj më të mëdha në jetë.

Mësuesja është shprehur se faza më e vështirë për të kaluar çdo person i sëmurë është fakti i pranimit të ndryshimit që mund ti ndodhë në trup.

Gjithashtu ajo ka theksuar se një grua që fiton sfidën me kancerin e gjirin ndryshe mund të quhet si një e mbijetuar.

Unë e kam kapur sëmundjen në stadin e dytë. Çdo grua që kalon një sfidë të tillë falenderon Zotin për çdo ditë jetë, termi që përdoret është je e mbijetuar, por ne ndonjëherë e harrojmë këtë. Unë kalova protokollin pas operacionit dhe pas gjashtë muajsh raport fillova punë, por kam dhe shumë kolege të tjera që nuk kanë pasur mundësi që të marrin një raport të tillë dhe kanë ardhur direkt në punë. Terapia analizën e vitaminës D dhe shumë të tjera duhet ti bëjë.  Përballimi i një gjendje të tillë është informacioni dhe kurajo për të përballuar të vërtetën. Çdo grua duhet ta dojë trupin e saj dhe në momentin që e do duhet ta pranojë atë që i ndodh dhe në momentin që vë re një ndryshim në trupin e saj duhet që ti drejtohet mjekut specialist dhe nëse nuk ka shumë besim te ai profesionalist një komunikim i tillë mund të ndikojë që të kapet në kohë një problem”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se një nga sfidat më të vështira ishte dhe komunikimi me djalin e saj student, i cili duket se e ka pasur shumë të vështirë të pranojë sëmundjen e nënës së tij.

Sipas mësuese Kasimatit është e rëndësishme që në një moment të tillë fëmijët duhet ti informosh në lidhje me atë që ndodh hap pas hapi.

Djali i vogël nuk e ka kuptuar, por i madhi po dhe duke komunikuar me të i kam shpjeguar atë që po ndodhte. Në fillim ai është tronditur shumë se ishte dhe student por tashmë po mundohem që të jem aktive dhe shpesh mundohem të largohem pak dhe të bëjnë në mënyrë natyrale jetën. Momenti që kam hequr fashat ka qenë si ditën e operacionit.

Unë kur isha me raport dhe u ktheva në shkollë ishte historia e një nxënëse vetëm 18 vjeçe dhe ishte fundi i semestrit që asaj i duhej të dorëzonte të gjithë detyrat dhe u thash kolegëve që duhet që ta tolerojnë dhe ti japin qetësi humane, Momentin e parë më thanë se unë nuk e kisha nxënëse. Unë jam për një zë të fortë ku në spitalin tonë të onkologjiku nuk ka një pavion që ti dedikohet problematikave të gjirit, mund të ketë dhe një psikolog në spital,  por unë dhe shoqet e mia që kanë të njëjtën sfidë nuk e kanë parë. Nuk funksionon linja, spitali nuk e ka informacionin e duhur. Sot nuk duhet të themi dhe bëjmë vetëm fushatë por të krijohen kushtet dhe institucionet përkatëse”, ka thënë ndër të tjera ajo.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!