Navalny: Putin fshihet pas helmimit tim

schedule08:31 - 1 Tetor, 2020

schedule 08:31 - 1 Tetor, 2020

Alexei Navalny akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se është i dyshuari kryesor për helmimin e tij me një agjent nervor. Madje ai deklaroi në mënyrë të qartë se është pikërisht kreu i Kremlinit që fshihet pas këtij krimi dhe nuk ka asnjë version tjetër të asaj që ka ndodhur.

Në një intervistë për gjermanen Der Spigel, pas daljes nga spitali në Berlin ku u mjekua, ai u shpreh se nuk ndjente asnjë dhimbje por e ndjente se po vdiste, në momentin që agjenti nervin nisi të shfaqte efektet në trupin e tij.por pavarësisht kësaj ai konfirmoi vendimin për t’u rikthyer në Rusi: Detyra ime është që të kthehem pa frikë dhe unë nuk kam frikë.

Navalny ishte ndjerë keq në avionin i cili nga Siberia po e rikthente në Moskë në 20 gusht. Ai u dërgua në Berlin në gjendje kome, për t’u mjekuar, pas një debati të ashpër mes Moskës dhe Berlinit. Ditët e fundit ai ka dalë nga spitali dhe po rehabilitohet./abcnews.al