Slavia e Pragës po përballet sonte përballë Midtjylland për një biletë për në grupet e Champions League. Takimi i parë i luajtur në Çeki u mbyll pa gola, teksa miqtë e kanë nisur shumë mirë sfidën që po luhet në Danimarkë.
Avantazhi ka ardhur që në minutën e tretë falë Peter Olayinka, ish-sulmuesit të Skënderbeut dhe Bylisit. 24-vjeçari nigerian shfrytëzoi një top të ardhur nga goditje e këndit. Tentativa e parë doli huq, ndërsa e dyta përfundoi në rrjetë.
https://streamable.com/v5vuy1
Gol shumë i rëndësishëm për sulmuesin afrikan dhe Slavian e Pragës, që e do me çdo kusht këtë kualifikim. Ndërkohë, vendasve u nevojitet fitorja për të siguruar garimin në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube. /abcnews.al