Mësimi në Universitetin e Tiranës, Hoxha: Në klasa dhe online, s’ka ulje të tarifave të studimit

schedule15:23 - 30 Shtator, 2020

schedule 15:23 - 30 Shtator, 2020

Nga Ajgena Korbi

Shkollat e larta nisin mësimin me 2 nëntor, por këtë vit akademik studentët jo çdo ditë do të shkojnë në auditore.  Të paktën në Universitetin e Tiranës i cili ka planifikuar që leksionet me numër të lartë pjesëmarrësish të zhvillohen online ndërsa seminaret dhe punët e laboratorit në grupe të vogla në klasa. Megjithkëtë Rektori Artan Hoxha tregon se ende nuk është marrë vendimi përfundimtar.

Aktualisht në institucionin e arsimit të lartë me numrin më të madh të studentëve dhe stafit akademik rastet e dyshuara për Covid 19 janë vetëizoluar.  Por si do veprohet nëse konstatohet një i infektuar kur të gjithë të kthehen në fakultete?

Do veprojmë rast pas rasti. Ai pedagog nuk vjen por nëse nuk është rëndë mund ta japë online kontributin“, shprehet Hoxha.

Sa i përket tarifave të studimit në Universitetin e Tiranës Rektori Hoxha tregon se tashmë ato janë miratuar. Nuk është parashikuar rritje e tyre, por as ulje e tyre.

Ndërkohë në shkollat e larta ka nisur raundi I dytë I regjistrimeve. Në Universitetin e Tiranës me përfundimin e raundit ta parë janë ezauruar rreth 69% e kuotave.  Drejtësia dhe Ekonomia mbeten degët më të kërkuara dhe këtë vit akademik ndërsa më shumë vende të lira ka mësuesia dhe për shkak të mesatares që duhet për tu pranuar në këto degë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!