Armenia njoftoi sot se tre civilë u vranë në Martakert, një qytet në rajonin e shkëputur të Nagorni-Karabakut brenda Azerbajxhanit, pas një sulmi nga forcat azere, njoftoi agjencia e lajmeve Armenpress.
Përleshjet e përgjakshme midis Azerbajxhanit dhe separatistëve të Nagorno-Karabakut të mbështetur nga armenët vazhdojnë sot për të katërtën ditë.
Kryeqytetet kryesore perëndimore kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund luftimeve.
Nga ana e saj, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) paralajmëroi sot Azerbajxhanin dhe Armeninë kundër “shkeljeve të të drejtave të civilëve të mbrojtur nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut”. g.v/abcnews.al