Nuk ka bisedime, lufta Armeni-Azerbajxhan merr jetë të tjera

schedule08:36 - 30 Shtator, 2020

schedule 08:36 - 30 Shtator, 2020

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëri-tjetrin dhe refuzuan presionin për të zhvilluar bisedime paqësore ndërsa konflikti i tyre rreth zonës së Nagorni-Karabak kërcënon të hyjë në një luftë të gjithanshme.

Të dy vendet raportuan të martën  se qëlluan nga ana tjetër përtej kufirit të tyre të përbashkët, në perëndim të rajonit të shkëputur Nagorni-Karabak, mbi të cilin shpërtheu luftime të ashpra midis azerëve dhe forcave armene etnike të dielën.

Incidentet sinjalizuan një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit megjithë thirrjet urgjente nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët për të ndalur luftimet.

Konflikti ka ringjallur shqetësimet në lidhje me stabilitetin në rajonin e Kaukazit Jugor dhe kërcënon të zjerohet duke futur në mes edhe Turqinë me Rusinë, shkruan abcnews.al.

Presidenti Azerbajxhanait, Ilham Aliyev, duke folur për televizionin shtetëror rus, përjashtoi prerazi çdo mundësi bisedimesh. Kryeministri armen Nikoll Pashinyan i tha të njëjtit kanal se nuk mund të ketë negociata ndërsa luftimet vazhdojnë, shkruan abcnewss.al.

Karabaku është një rajon i shkëputur brenda Azerbajxhanit që kontrollohet nga armenët etnikë dhe mbështetet nga Armenia. Ajo u shkëput nga Azerbajxhani në një luftë gjatë viteve 1990 por nuk njihet nga asnjë vend si republikë e pavarur.

Dhjetëra njerëz janë raportuar të vrarë dhe qindra të plagosur që kur përleshjet midis Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene shpërthyen të dielën. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!