Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se vaksina e gripit ka ardhur në vendin tonë dhe se nesër do të fillojë vaksinimi i mjekëve e më pas kategoritë e riskut.
Sipas ministres ndër kategoritë me risk janë të sëmurët kronikë e më pas do shihen me përparësi mësuesit dhe fëmijët 2 deri në 4 vjeç.
“Vaksina ka ardhur në vendin tonë. Vaksinimi do të fillojë nesër ku fillimisht do të vaksinohen stafi mjekësor. Pastaj do të shikohen kategoritë e riskut. Ndër ato kategorik janë të sëmurët kronikë. Pastaj do shikohen me interes mësuesit dhe fëmijët 2 deri në 4 vjeç.
Në vaksinat i kemi porositur që në Korrik këto vaksina. Nesër, datë 30 shtator do të fillojë vaksinimi për gripin”, tha Manastirliu në një intervistë dhënë për Open.
N.D./abcnews.al