Ambasada ruse në Greqi reagoi pas vizitës së sekretarit të shtetit Mike Pompeo duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që zyrtarët amerikanë përpiqen të tërheqin Athinën në frontin anti-rus.
“Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët amerikanë përpiqen të tërheqin Greqinë në frontin anti-rus. Historia anti-ruse vështirë se mund të gjejë përgjigje në popullin grek miqësor” shkruan ambasada ruse në Greqi.
Vizita e Mike Pompeo në Athinë shikohet nga grekët edhe si simbolikë e qartë se SHBA është në krah të Greqisë në konfliktin me Turqinë për çështjen e detit./ db/Abcnews.al