Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kessie: Pioli duhet falënderuar, vazhdojmë punojmë me kokën poshtë

schedule21:20 - 29 Shtator, 2020

schedule 21:20 - 29 Shtator, 2020

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, po bën paraqitje të shkëlqyera me kuqezinjtë dhe që nga ardhja e Piolit në krye të pankinës, ka qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Sot, në një intervistë, Kessie ka gjetur rastin të falënderojë trajnerin, si dhe premtoi se do të vazhdojë puna me kokën poshtë…

“Duhet të falënderojmë Piolin, pasi ai e ka përmirësuar në shumë aspekte këtë skuadër. Jemi më të sigurt dhe besoj se kjo dallohet kur jemi në fushë. Të gjithë luftojmë për çdo top dhe besoj se ky është detaji që vendos nëse del i humbur apo i fituar nga fusha.

Kemi bërë gjëra të mira dhe kemi marrë rezultate pozitive, megjithatë nuk mund të them se jemi një ekip i madh. Duhet të punojmë pa u vetkënaqur, sepse vetëm kështu mund të arrijmë deri në fund të sezonit e të jemi në garë për objektiva të rëndësishëm”, u shpreh Kessie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!