Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çifti viral i internetit, rrëfime ekskluzive. Florenti bie në kurthin e Ermalit, live! Ja ç’ndodhi

schedule18:35 - 29 Shtator, 2020

schedule 18:35 - 29 Shtator, 2020

“ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishte plot supriza ditën e sotme.  Florenti dhe Lorentina, një çift shumë i ndjekur në Youtube dhe Instagram, të cilët jetojnë në Gjermani, rrëfyen historinë e tyre të dashurisë, e detaje se si filluan të bënin Vlog-e.

Tashmë jemi mësuar me pyetjet ngacmuese të moderatorit Ermal Peçi që bën gjatë intervistave, i cili nuk i la as këtë puntatë.

Një çift i ri, me dashuri dhe xhelozi, sikur Florenti dhe Lorentina, u përballën me kurthin e ngritur nga programit “ABC e Pasdites”.

Gjatë intervistës “Dashuria dhe e vërteta” moderatori Peçi i drejtohet të rinjve duke i thënë se “Një cikë nga Gjermani i ka shkruar prej kohësh, dhe i ka treguar se është shtatzanë me Florentin. Ajo është gati të lidhet në Skype për ta pohuar këtë gjë”.

Përnjëherë buzëqeshja në  fytyrat e  dy rinjve ngriu, por vetëm për pak sekonda pasi e kuptuan që ishte vetëm një shaka e  Ermalit.

“E kom ditë. E thash kush po na del tash”, shprehet Lorentina, duke pohuar se po e mendonte që e gjitha ishte një kurth!”, kështu u shpreh Lorentina duke qeshur.

Në këtë intervistë majft të këndshme dhe plot sinqeritet, çifti ka treguar detaje nga jeta e përditshme në Gjermani dhe raportet që kanë me vjehrrin dhe vjehrrën.

Intervistën e plotë e gjeni në kanalin e Youtube ABC NEWS ALBANIA.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!