Informacioni “top sekret” i gjermanëve “dogji” dyshin e OFL-së

schedule14:47 - 29 Shtator, 2020

schedule 14:47 - 29 Shtator, 2020

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pezulloi një ditë më parë në mënyrë të papritur zv.drejtorin e Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi.

Vendimi i Veliut ngjalli mjaft spekulime, por siç mëson për abcnews.al gazetarja Glidona Daci duket se Shkëmbi u “dogj” prej një informacioni “top sekret” të ardhur nga Gjermania.

Lexo edhe: Pezullohet nga detyra zv.drejtori i OFL-së Artan Shkëmbi

Mësohet se gjithçka ka nisur pasi autoritetet gjermane kanë kërkuar informacion në lidhje me një grup të trafikut të kokainës, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Gjermanët pretendojnë se ishte Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni grupin e trafikantëve shqiptarë përmes një platforme chati të kriptuar.

Sipas ligjit Artan Shkëmbi brënda 5 ditëve duhet të perballet me gjykatën e posacme duke qenë se masa e pezullimit nga detyra është marrë në mungesë /abcnews.al