I dënuar me burg, vetëdorëzohet deputeti Etem Arifi

schedule10:42 - 29 Shtator, 2020

schedule 10:42 - 29 Shtator, 2020

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka konfirmuar për mediat në Kosovë se deputeti Etem  Arifi është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Ai ka thënë se deputeti është vet dorëzuar, ndërsa deri tani ndodhej në arrati.

Deputeti i Partisë së Ashkalinjve ishte dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione. /abcnews.al