“Partizani është pretendent për titull”, Starova dhe Tahiri në një mendje

schedule23:57 - 28 Shtator, 2020

schedule 23:57 - 28 Shtator, 2020

Në Pressing, vëmendje ka kaluar te skuadra e Partizanit. Ermal Tahiri dhe Sulejman Starova, pjesë e përhershme e formacionit Pressing, kanë analizuar ekipin e Partizanit për sezonin 2020/21, me Tahirin që foli i pari.

“Bojkoti i kampionatit ka ndikuar mirë për Partizanin, pasi trajneri Daja ka pasur kohën për të ndërtuar ekipin e “ri”. Partizani ka lojtarë cilësorë dhe mendoj unë, se është pretedent për titullin kampion”.

Ndërsa Starova, u shpreh: “Ka ikur lojtari kryesor, Trashi, ka ikur dhe Telushi. Skuadra nuk pati mundësinë t’i zëvendësojë, pasi u dënua dhe iu bllokua merkato. Partizani vazhdon të jetë i frikshëm në fazë sulmuese, ka Asanin dhe Malan.

Cordeiro nuk mund të luajë me 4-3-3 në mesfushë, ose luan përpara, ose në krah. Do rikthehet edhe Çinari, në sulm. Ky vit është vendimtar për Hakajn. Edhe me këtë skuadër që ka, Partizani do të jetë pretendet për titull kampion./abcnews.al