Starova: Tirana ka humbur nga Ngoo, kishte rastin për t’u bërë super-skuadër

schedule23:45 - 28 Shtator, 2020

schedule 23:45 - 28 Shtator, 2020

Sulejman Starova, pasi foli për ekipin e Kukësit, ka nisur analizën e tij për skuadrën e Tiranës, në emisionin Pressing në ABC Neës. Në fjalën e tij, Bobi u shpreh:

“Tirana ka humbur shumë nga Ngoo, lojën në ajër. E kemi parë në Superkupë kur ishte në disavantazh, e kemi parë dhe në Kupat e Europës. Tirana nuk lëvizi të marrë një pykë, edhe pse të gjithë prisnim që ta bënte, pasi u shpall kampione dhe kishte buxhet më të mirë.

Në Shqipëri, skuadra që del kampion është shumë larg tjerëve që marrin pjesë në Kupat e Europës, pasi ka para më shumë. Nuk i kanë shfrytëzuar paratë për të bërë një super-skuadër. Ekipi i Tiranës do të jetë i barabartë me Kukësin e Teutën, nuk shoh ndonjë avantazh.

Largimi i Arb Laçit? Këto janë paradokse shqiptare. Tirana arriti një objektiv që e priste prej shumë kohësh, titullin kampion. Tirana pati një mundësi që duke investuar, t’i kalonte rivalët. Lajmi është shumë i keq që ka ikur një drejtor dhe ka ardhur një tjetër./abcnews.al