Ambasada amerikane thirrje: Kush mbush kriteret të aplikojë për BKH, mbyllen nesër

schedule15:26 - 28 Shtator, 2020

schedule 15:26 - 28 Shtator, 2020

Ambasada amerikane në Tiranë bën thirrje për të aplikuar për Byronë Kombëtare të Hetimit. Ky njoftimi ambasadës vjen një ditë para mbylljes së aplikimeve për këtë organ të ri të drejtësisë.

Mes të tjeras selia diplomatike amerikane në Tiranë thekson se çdokush që përmbush kriteret e kërkuara mund të aplikojë për këtë mundësi shumë të mirë për t`u bërë pjesë e një ekipi që do të punojë nën drejtimin e Prokurorëve të SPAK për të hetuar shkeljet penale në fushën e korrupsionit

“Aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së janë të hapura edhe për një ditë. ÇDOKUSH që përmbush kriteret e kërkuara mund të aplikojë për këtë mundësi shumë të mirë për t`u bërë pjesë e një ekipi që do të punojë nën drejtimin e Prokurorëve të SPAK për të hetuar shkeljet penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për të garantuar një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm. Nxitoni, kjo është mundësia juaj! Aplikimet duhen dorëzuar deri nesër, 29 shtator. Shihni kriteret e kërkuara dhe çdo gjë që duhet të dini përpara se të aplikoni duke klikuar këtuhttps://bit.ly/342pGTS’ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!