Abuzimi me të miturën, Prokuroria çon në gjykatë çështjen e Abaz Dogës

schedule11:10 - 28 Shtator, 2020

schedule 11:10 - 28 Shtator, 2020

Prokuroria mbyll hetimet për Abaz Dogën, Klajdi Poçin dhe dy të miturit R.O. dhe F.B.të akuzuar për abuzim seksual me vajzën e mitur në shkollën 9-vjeçare në Babrru.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije për gazetaren Glidona Daci se e mitura e abuzuar ka dëshmuar përpara organit të akuzës se ata e kanë kërcënuar se do i nxirrnin fotot intime. Sipas saj ajo është abuzuar për herë të parë nga Abaz Doga në vitin 2018 dhe më pas është detyruar të shkojë edhe disa herë të tjera për shkak të presionit.

Tre të pandehurit hedhin poshtë dëshmitë e njëri-tjetrit. Abaz Doga pretendon se vajza është abuzuar nga dy të rinjtë ndërsa sipas kërkesës për gjykim rezulton se Doga ka abuzuar rreth 15 herë me të.

Doga ka deklaruar se herën e parë që e ka marrë në shtëpi vajzën vetëm e ka prekur, por sipas tij kanë qenë dy të rinjtë që kanë abuzuar me të dhe i kanë bërë videot intime, ndërsa vetë të rinjtë pretendojnë se videon e ka bërë Doga duke i bërë presion vajzës të shkonte me ta.

Doga, Poçi dhe dy të rinj të tjerë që janë nën moshë, akuzohen se përdhunuan për një kohë të gjatë një 15 vjeçare në zonën e Babrrusë në Tiranë duke e shantazhuar përmes publikimit të videove intime dhe shkrimin e emrit në muret e pallateve të lagjes./mv.abcnews.al