Komisioni i Posaçëm i Vlerësimit ka shkarkuar nga detyra Edmond Papa. Ky i fundit ishte me detyrë Shef Sektori i Sigurisë së Personelit, Drejtoria e Analizës dhe Kartotekës, SHÇBA.
Papa është zyrtar i dyti që shkarkohet në radhët e policisë, pasi nuk ka rezultuar i pastër. Më herët KJV ka shkarkuar nga detyra Oltion Shehun, shefi i sektorit të ankesave në SHÇBA.
Ndërkohë, deri tani 21 drejtues të lartë janë konfirmuar në detyrë, pasi i janë nënshtruar procesit të vettingut. g.v/abcnews.al